Dashuri si ajo e filmave të “Bollywood”! Arsyeja pse Elsa Nilaj nga Malësia e Madhe u shpërngul në Mumbai të Indisë është pikërisht ndjenja e fortë për njeriun i cili sot është bashkëshorti i saj. Ky i fundit rrëfeu ajo në “Opinion” është aktor dhe shkruan skenare filmash indianë.
-Ç’do në Mumbai?!
Elsa Nilaj: Unë jam nga Shkodra, Malësia e Madhe dhe nga viti 2013 unë jam në Mumbai.
-11 vjet që jeton në Mumbai?
Elsa Nilaj: Po, 11 vjet. Unë jam e martuar me një Indian, kjo ishte dhe arsyeja pse unë u shpërngula në Mumbai. Unë dhe bashkëshorti jemi njohur në rrjete sociale, në Facebook. Unë nuk ia kisha shumë idenë për Indinë, ashtu siç të gjithë dinë për Bollywood-in, shumë pak…
-Po si kishe parë telenovelat ti?
Elsa Nilaj: Erdhën shumë vonë në Shqipëri…
-Ai ishte në Indi?
Elsa Nilaj: Bashkëshorti vendosi të vinte të na takonte mua dhe familjen sigurisht dhe ne vendosëm që të jemi bashkë. E diskutuam se ku të jetojmë. Bashkëshorti merret me aktrim dhe shkruan skenare për filma.
-Bashkëshorti qenka tamam në Bollywood domethënë.
Elsa Nilaj: Kjo është dhe arsyeja pse ai jeton në Mumbai./tvklan.al