Siç ishte premtuar nga puntata e shkuar e “Gjeneratës Alfa”, episodi i radhës vijon me dashuritë, lidhjet, pëlqimet e para mes të rinjve. Një djalë ka pranuar të ndajë historinë e tij në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke ruajtur identitetin.

Ai është 20 vjeç, por dashuria e parë nuk ka rezultuar edhe aq bukur. Megjithatë, ai e nis rrëfimin fillimisht me njohjen dhe dy sy blu që ia morën zemrën menjëherë.

Djali: Dashuria jonë ka nisur kur ne kemi qenë 16 vjeç, unë sot jam 20, por si thonë, dashuria e parë nuk është se harrohet lehtë.

Ardit Gjebrea: Deri ku ke shkuar, cili ishte limiti?

Djali: Shiko, me thënë të drejtën që po vij të flas sot këtu tani ndihem gati për të folur sepse kjo historia mua më ka lënduar shumë. Mendoj që njerëzit rrallëherë bien në dashuri si në rastin tim.

Ardit Gjebrea: Mos ji kaq pesimist se do të biesh prapë!

Djali: Uroj!

Ardit Gjebrea: Ajo ka qenë dashuria e parë?

Djali: Po, ka qenë e dashuria e parë?

Ardit Gjebrea: Dhe e fundit?

Djali: Asnjëherë kurrë mos thuaj kurrë, s’i dihet…

Ardit Gjebrea: Ah, ke pasur edhe të tjera më pas?

Djali: Shiko, historia jonë mund të thuhet që ka qenë si ato historitë në filma?

Ardit Gjebrea: Si ka filluar, si e njohe?

Djali: Kemi qenë në vit të parë gjimnaz dhe unë mendoj që ka qenë nga ato dashuritë me shikim të parë. Nuk e di sesa të rinjtë i përjetojnë sot, por në rastin tim ndodhi që u përjetua. Kemi qenë në gjimnaz duke pritur që zyshat të na thërrisnin emrat për t’u ndarë nëpër klasa. Që aty dallova këtë gocën e bukur, me një stil ndryshe që ishte shumë tërheqëse dhe që aty kam thënë kjo do të bëhet e dashura ime, më pëlqeu sa e pashë.

Ardit Gjebrea: Çfarë të pëlqeu, çfarë të goditi, gjëja e parë që të goditi?

Djali: Tipari i parë që më goditi ishin sytë, ishin sytë blu, ishte ndër gocat e vetme me sy blu, stili i veshjes…

Njohja e tyre vijoi, dilnin në kafe, herë pas here linin orët e mësimit dhe në fakt, ishte vajza ajo që i   kishte folur e para. Këtë lidhje ata u përpoqën ta mbanin sa më private, por mjaftoi një foto që zbulonte gjithçka.

Djali: Ne në fillim, pasi kuptuam që nuk ishte veç shoqëri, nuk kemi dashur ta bëjmë publike te shokët tanë apo te shoqet dhe në fakt që kemi qenë çift është zbuluar se një nga miqtë tanë se duke qenë se rrethi u zgjerua pastaj se në vit të parë përgjithësisht krijohen shoqëritë e para, një nga shoqet tona na bëri një foto duke u puthur dhe e dërgoi te grupi i WhatsApp-it,  zyrtarisht ishim çifti më i ri.

Ardit Gjebrea: Pse, edhe u puthët?

Djali: Po. Kështu u zbulua.

Ardit Gjebrea: Kjo ishte puthja e parë?

Djali: Po, puthja e parë, si një nga kujtimet më të bukura që mund të kem nga lidhja./tvklan.al