Jemi zyrtarisht në sezonin e dasmave dhe zgjedhja më e vështirë mbetet: çfarë do të vesh? Ngjyra, printe, temina, materiale të ndritshme… gjithçka ndërlikohet! E bukura e dasmave në stinën e verës është se vajzat mund të guxojnë me çdo ngjyrë apo prerje (kur nuk ka një kod të caktuar veshjeje nëse çifti ka përzgjedhur një temë).
Ngado ofrohen kaq shumë ide, dyqanet janë të mbushura përplot por ne kemi përzgjedhur disa sugjerime për t’ju frymëzuar. Nga dekoltetë në formë zemre, te kurrizi i hapur apo siluetat elegante, sugjerimet jo vetëm do t’ju tregojnë bukur, por do të qëndroni edhe freskët.
/tvklan.al