Është 81-vjeç, duhej të ishte gjysh por në fakt vazhdon të ketë parësor rolin e babait për 7 fëmijët e tij nga lidhje të ndryshme. Fjala është për yllin hollivudian Robert de Niro, i cili në Prill 2023 u bë baba në moshën 79-vjeçare si rrallëkush.

Në një intervistë për mediat amerikane të përqëndruar tek roli i tij si baba, De Niro është shprehur se përpiqet të bëjë më të mirën, por të bësh babain në këtë moshë, sipas tij, qenka e vështirë.

De Niro shprehet se familja e tij është shumë komplekse dhe secili nga fëmijët do ta përshkruante ndryshe si baba. Megjithatë ai përpiqet të japë më të mirën e mundhsme.

Fëmija i tij më i vogël, Xhia, është vetëm 19 muajsh dhe e ka me partneren e tij, Tiffany Çen. Thotë se pjesën më të mirë të ditës e kalon me të dhe se Xhia i sjell shumë gëzim e kënaqësi. Fëmijët dhe nipërit e tij gjithashtu e duan dhe e shijojnë kohën me të.

Tv Klan