Të mundë Romën për t’u kualifikuar matematikisht në Ligën e ardhshme të Kampionëve dhe më pas të fokusohet në finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës.
Ky është objektivi i Juventusit, që do të luajë në mbrëmjen e së dielës në “Olimpico”.
Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Masimiliano Alegri analizon rivalët.
Massmiliano Allegri, trajner i Juventus: Roma ka cilësi mjaft të mira teknike. Do të jetë një ndeshje e bukur, por edhe e vështirë dhe e ndërlikuar. Unë mendoj se Roma është e zemëruar dhe do të dojë që të luajë një ndeshje të shkëlqyer.
Ndërsa verdhekuqtë kërkojnë suksesin pas humbjes me Leverkusen. Tekniku i verdhekuqve Daniele de Rosi tha se fitorja ka rëndësi për të mbrojtur vendin e pestë.
Daniele De Rossi, trajner i verdhezinjve: Jemi të bindur se mund t’ia dalim! Kam respekt për Allegri-n, ai ka bërë historinë e futbollit italian. Në Europë situata është bërë e vështirë, por ne nuk heqim dorë nga asnjëri objektiv.
Te Milani mendojnë vetëm te fitorja për takimin e radhës ndaj Xhenoas në shtëpi. Trajneri Stefano Pioli e bëri të qartë në konferencën për shtyp se në ekip ka një sens të madh përgjegjësie dhe “Djallit” i duhen tri pikët, qëi i kualifkojnë për Superkupën.
Stefano Pioli, trajner i Milanit: E ardhmja ime do të shihet në fund të kampionatit! E vërteta është se kam ende një vit në kontratën time me Milanin dhe nuk do të flas me asnjë klub tjetër deri në fund të sezonit. Kam gëzuar dhe vuajtur shumë! Këtu nuk ka rrugë të mesme!
Jam vlerësuar shumë dhe jam kritikuar shumë. duhet ta luajmë sa më mirë takimin. Duhet të fitojmë, pasi vendi i dytë ende nuk është siguruar. Xhenoa ndodhet në vend të 12 në renditje, me 42 pikë të grumbulluara pas 34 takimeve të luajtura.
Klan News