Përballje për menaxhimin e pandemisë, rivalët të ndarë me pleksiglas
Përballje e nxehtë mes kandidatëve për zv/presidentë në Shtetet e Bashkuara, por pa shumë ndërprerje e më pak i zhurmshëm se ai javës së kaluar mes pretendentëve për Shtëpinë e Bardhë që u konsiderua si më i keqi në histori.
I tillë ishte debati mes republikanit Mike Pens dhe demokrates Kamala Harris, ku pika që ngjalli më tepër debat ishte menaxhimi i pandemisë së Covid-19, pas akuzave të Harris se menaxhimi i pandemisë nga Trump ishte më i keqi në histori ke rekord botëror prej 210 mijë viktimash.
“Ata e dinin se ç’po ndodhte dhe nuk ju thanë asgjë. E imagjinoni nëse do t’a kishit marrë vesh që më 28 janar dhe jo më 13 mars se sa herë më të përgatitur do të ishit”, tha Harris
“Në fillim, në SHBA ka pasur më shumë se 5 raste, të gjithë të kthyer nga Kina. Presidenti Donald Trump bëri atë që s’e ka bërë njeri, pasi vuri shëndetin e amerikanëve mbi gjithçka. Bllokoi të gjitha udhëtimet nga Kina, ekonomia e dytë më e madhe e globit”, tha Pence.
Pens akuzoi Biden se vazhdon të bëjë plagjiaturë me strategjinë anti-Covid të Shtëpisë së Bardhë, siç ka bërë në fushatën presidenciale të 1987-ës. Debatet u shtrinë deri tek çështjet e racizmit.
Mes kandidatëve të vendosur 3.6 metra larg njëri tjetrit duke ruajtur distancën sociale, këtë herë u vendos një xham pleksiglas si pjesë e masave anti-COVID. Subjekt shakaje mediatike u bë edhe një mize që i qëndronte vazhdimisht në flokë republikanit Pence gjatë debatit.
Tv Klan