Aktorja e Hollivudit, Eva Longoria ka zbuluar se familja e saj nuk jeton më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa vetë ajo ka zgjedhur të jetojë mes Spanjës dhe Meksikës.
Në një intervistë me revistën franceze Marie Claire për kopertinën e Nëntorit, Longoria shpjegoi se e mori këtë vendim për shkak të gjendjes së vendit pas pandemisë Covid-19, taksave të larta në Kaliforni dhe rizgjedhjes së Donald Trump.
Me një interes të madh për politikën e emigracionit, ajo ka mbështetur kandidatët demokratë në nivel kombëtar dhe lokal që nga viti 2012.
Në intervistën e saj Marie Claire, Longoria përshkroi se ishte e dëshpëruar nga fitorja e Trump ndaj Kamala Harris.
“Nëse ai i mban premtimet e tij, do të jetë një vend i frikshëm,” thotë ajo.
Aktorja Longoria, e kaloi verën duke u përpjekur të mbledhë votues për Harris dhe Tim Walz.
Klan News