Pasi vendosi të çojë anëtarët e saj në komisionet e administrimit të zgjedhjeve, Partia Demokratike ka rikthyer në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve edhe përfaqësuesit e saj ligjor, të cilët u panë në mbledhje pas 3 muaj bojkoti të mbledhjeve që pas djegies së mandateve të deputetëve. Prania e tyre shkaktoi debat mes nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba dhe demokratit Njazi Kosovarsti.
Interesimi juaj kur nuk jeni subjekt zgjedhor është i njëjtë me atë të gazetarëve”.
Sipas jush nuk duhet të jem unë këtu. Sipas jush PD duhet të vijë vetëm për të parë?
“Intensiteti i ndërhyrjeve tuaja më duket i tepruar se nuk jeni subjekt zgjedhor. Jeni regjistruar për zgjedhjet e 30 Qershorit?”
Ç’punë keni ju, jemi parti parlamentare”
Por lëvizja e orëve të fundit në kampin opozitar ka sjellë edhe reagimin e Partisë Bindja Demokratike, që i druhet një marrëveshje mes PD-së e PS-për prishjen e garës elektorale.
Partia Demokratike përmes numrit dy të saj, Gazmend Bardhi, hotë se dërgimi në KQZ i komisionerëve të KZAZ-ve është në përputhje me ligjin dhe ka si synim të dokumentojë manipulimet e rënda të procesit zgjedhor nga mazhoranca.
Tv Klan