ODIHR propozon që misioni vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Shqipëri të përbëhet nga 26 vëzhgues afatgjatë si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin e numërimin të votave.
Misioni i ODIHR zhvilloi një vizitë paraprake në Shqipëri në datat 3 dhe 6 Dhjetor. Pas takimeve me krerët e institucioneve, partitë politike e medias ka arritur në konkluzionin se është me rëndësi kritike monitorimi i situatës para zgjedhjeve, veçanërisht në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore.
Misioni ka identifikuar disa aspekte që kërkojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë punën e administratës zgjedhore, futjen dhe zbatimin e teknologjive të reja në zgjedhje, fushatën dhe mbulimin e saj nga mediat dhe platformat online, financimin e fushatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.
Pasi bëhet një vlerësim i situatës politike që vazhdon të cilësohet si shumë e polarizuar ku përmendet fakti se Berisha gjatë 2024-ës qëndroi në “arrest shtëpie” dhe u arrestua dhe kreu i Partisë së Lirisë, në raport nënvizohet fakti se shumë nga rekomandimet e bëra në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk u adresuan nga parlamenti.
Rekomandime që lidhen me përbërjen e komisioneve zgjedhore të nivelit të dyta, përgjegjësinë penale për shpifje, mbulimin e pavarur mediatik gjatë fushatave zgjedhore dhe zgjerimin e rregulloreve për financimin e fushatës tek palët e treta. Në zgjedhjet lokale të 2023-it misioni i ODIHR-it i drejtuar nga Odri Glover përbëhej nga 324 vëzhgues që monitoruan zgjedhjet.
Tv Klan