“Neni për listat e hapura bie ndesh me Kushtetutën”

Partia Bindja Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan në shtator nga mazhoranca e majtë dhe që kanë të bëjnë me listat e kandidatëve për deputetë.

Në mënyrë konkrete kjo forcë politike ka kundërshtuar si antikushtetues nenin 163 të Kodit Zgjedhor i cili përcakton dhe mënyrën e shpërndarjes së mandateve të deputetëve.

Bindja Demokratike pretendon se kjo dispozitë e ligjit zgjedhor bie ndesh me Kushtetutën, pasi nuk respekton votën preferenciale të zgjedhësve dhe që sanksionohet në ligjin themeltar të shtetit.

Ndërkohë edhe Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslym Murrizit ka bërë me dije se do të ankimojë të njëjtin nen të kodit të ri Elektoral, atë për ndarjen e mandateve që sipas saj bie ndesh me Kushtetutën.

Tv Klan