Rreth 3 muaj pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit M.C dhe plagosjes së bashkëmoshatarit të tij, në afërsi të shkollës 9-vjeçare, “Fan Noli” në kryeqytet, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq dosjen penale ndaj autorit. Ndaj 14 vjeçarit, M.P rëndon akuza e ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri...