Lajme Arkiva 2003
Kjo ka qenë pamja e Tiranës gjatë orëve të para të ditës. Çatitë dhe makinat të mbuluara nga bardhësia dhe flokë bore që binin dendur, bora ka përfshirë papritur Veriun dhe Jugun e vendit dhe kjo si pasojë e një mase të ftohtë ajrore të cilën nuk e prisnin pas disa javësh pa reshje dhe me klimë të ngrohtë.
Ndërkohë që në Tiranë dëbora është shoqëruar menjë rënie të konsiderueshme të temperaturës në veri të vendit moti është përkeqësuar duke shënuar edhe minus 6 gradë celsius për disa persona.
Kështu nga dëbora janë mbuluar Peshkopia, Burreli, Kukësi, Kurbini. Dëborë e përzier me shi ka rënë në disa qytete bregdetare si Durrës dhe Vlorë. Më problematikë është trashësia e dëborës në pjesën lindore të vendit. Në Elbasan dhe në Korçë dëbora ka mbërritur deri në 36 centimetra e shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura nën zero.
Sipas specialistes së shërbimit sinoptik Niqi Duka, masa ajrore të ftohta ishin parashikuar në ditët e para të Prillit, këto vijnë nga veri-lindja e kontinentit.
Niqi Duka: Gjithmonë në këtë periudhë ndodh që moti të jetë kryesisht me vranësira dhe m erreshe, por tipi i reshjeve varet pastaj nga masa e ajrit që zbret nga rajonet qendrore dhe verilindore. Në qoftë se është masë ajri me temperatura më të larta reshjet janë vetëm të formës së shiut. Sivjet zbriti një masë ajri me temperatura më të ulëta kështu që reshjet ishin të formës së dëborës në pjesën më të madhe të territorit të vendit tonë. Ne në zyrat tona si sinoptikanë e parashikuam këtë ardhje të këtyre masave ajrore të ftohta dhe sasinë e reshjeve që do të jepte si dhe rënien e temperaturave të ajrit. Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të jenë të ulëta edhe për dy-tre ditët e ardhshme.
Këto masa pritet të mbajnë vendin tonë nën presion për disa ditë sipas specialistes duka pas kësaj edhe mund të themi se dimri është kaluar pasi Prilli dhe Maji pritet të jenë me klimë të ngrohtë dhe pa luhatje të forta të temperaturave dhe reshjeve./tvklan.al