Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh të mbuluara nga dëbora.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan se reshjet e dëborës nuk kanë penguar grupet e punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat thotë se janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa.
Rama përsërit thirrjen për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe ndjekjes së udhëzimeve të autoriteteve.
“Reshjet e dëborës nuk kanë penguar grupet tona të punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Respektoni rregullat eq arkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve që janë aty për t’ju mbështetur”, shkruan Kryeministri Rama.
/tvklan.al