Deklarata e papritur e nënkryetarit të Kuvendit Fatos Beja, duket ka përmbysur të gjitha zhvillimet politike. Ajo që u cilësua paketa e propozimeve të mazhorancës për ndryshime në Kushtetutë, ku ndër të tjera preken kompetencat e teti të kundër të tjera preken kompetencat e presidentit dhe kryeministrit nuk ka vulën e grupit vendorë demokrat, madje Beja thotë, se vetë kryeministri Berisha, është kundër propozimeve të depozituara në komisionin e ligjeve.
Fatos Beja: “Një relator vjen në komision kur ngarkohet dhe bie disa propozime mbi bazën e asaj që ai, sepse është relativisht një ndihmës i komisionit dhe jua përsërita që relatori që i propozoi ishte i mazhorancës, domethënë zonja është e mazhorancës, por nuk ka filluar ende diskutimi dhe ju thashë një shembull konkret që lidhet drejtpërdrejt me kryeministrin e presidentin që kryeministri mua më është shprehur kundra, kundër firmosje së dekretit të presidentit, domethënë ju thashë diçka paraprake në fakt është diçka që ne do ta diskutojmë në komision nga momenti që vijnë diskutimet.”
Diskutimet në komision e Ligjeve nisën mbi amendamentit e ofruara nga opozita mbi çështje të reformës zgjedhore, propozimeve ju shtua dhe një paketë mendimesh të propozuara nga relatorja e mazhoirancës pranë komisionit, por deklarimi i Bejës duket se e kthen gjithçka në fillim./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi