Gramoz Ruçi: “Grupi socialist mbështet dhe do të votojë dekretet e Presidentit të Republikës për ndryshimet e kabinetit qeveritar duke respektuar të drejtën dhe përgjegjsinë kushtetuese të kryeministrit, vendimit të kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë, librin e rregullave të saj si dhe vullnetin e antarsisë të shprehur nëpërmjet përfaqësuesve të saj legjitim, politik dhe institucional.

Ilir Meta: “Qëndrimi vazhdon të mbetet ai i cili është shprehur në parlament i cili shpresoj të ketë rënë në duart tuaja edhe i cili është shprehje e bindjes së deputetëve, se qeveria socialiste nuk ka nevojë për arnime të cilat shtojnë më tepër dhe rrezikojnë personalizimin e mëtejshëm dhe të plotë të qeverisjes, si ka ndodhur gjatë gjithë vitit të fundit, në funksion të akaparimit të kongresit të ardhshëm të Partisë Socialiste. Ne na duhet një qeveri gjithpërfaqësuese, jo vetëm brënda Partisë Socialiste, jo përjashtuese, jo vetëm me aleatët tanë, por njëkohësisht edhe në raport me gjithë ata votues që i kanë numëruar rezultatin tonë të 12 tetorit”./tvklan.al