Millosheviç po synon gjakderdhje dhe vëllavrasje ndaj vetë popullit serb. Zgjedhjet e zhvilluara së fundmi treguan se populli serb po ndërgjegjësohet në rrugën e pashpresë në të cilën e futi për një dekadë të tërë kryeministri serb. Ai me votën e tij për opozitën serbe hodhi hapat e parë të largimit dhe të braktisjes në një rrugë pa krye. Fitorja e fundit e opozitës në zgjedhjet e Serbisë, ishte paralajmërimi i një rruge të re në Beograd.

Qeveria e Shqipërisë shpreson që forcat e opozitës serbe dhe popullit serb, t’a kuptojnë që kjo është rruga e lirisë dhe demokracisë, rruga e mirëkuptimit, tolerancës midis vetë popullit serb dhe popujve të tjerë të rajonit. Qeveria e Republikës së Shqipërisë bashkohet me qendimet e Komunitetit Ndërkombëtar se kryefjala e zhvillimeve në Serbi duhet të jetë largimi i Millosheviç dhe futja e Serbisë në rrugën e proceseve demokratizuese bashkëkohore./tvklan.al