Lajme Arkiva 2003

Fatos Nano: “Unë besoj se nuk ka vend për asnjë ekuivok në këtë marrëdhënie në të dy komponentët e saj ritheksoj. Me partnerin strategjik të Shqipërisë shtetet e Bashkuara të Amerikës që nuk mund të jetë vetëm një partner historik por edhe shoqërues dhe mbështetës i fuqishëm i të sotmes dhe të ardhmes euro-atlantike të vendit tonë ashtu edhe në komunitetin evropeist, pra në procesin e angazhimeve që po zhvillohen për anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian.

Evropezimi dhe Atlantizmi janë dy komponentët themelor të veprimtarisë së Republikës së Shqipërisë dhe të qeverisë së saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Besoj se aleanca jonë institucionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me koalicionin global të luftës kundër terrorizmit është një shtrat i logjikshëm dhe nxitës për rikonfirmimin e pozicionit politik të qeverisë të Republikës së Shqipërisë në mbështetje të rolit të liderit që luan qeveria amerikane në luftën kundër terrorizmit dhe regjimeve diktatoriale që ushqejnë terrorizmin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Besoj se është e nevojshme të theksoj me këtë rast që nuk mund të ndërtohen marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, apo të cilit do vend të Ballkanit si dhe programet dhe iniciativat e partneritetit politik me botën euro-atlantike sipas kulturës dhe mentalitetit të vjetër ballkanas “o me mu, o kundër meje. Besoj se interpretime të tilla amatoreske nuk mund të qëndrojnë as në opinionin publik dhe as në procesin që po shoqëron edhe opinioni publik edhe media të rezultateve të prekshme në solidaritetin tonë euro-atlantik global me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian”./tvklan.al