Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Florion Seriani: “Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Ura e Bicajve, një autobus me traga 283 KS 293, i drejtuar nga shtetasi Qazim Balaj, që po udhëtonte drejt Kosovës është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë ka rënë në humnerë. Sipas informacioneve paraprake në autobus gjendeshin rreth 50 persona shtetas kosovarë, prej të cilëve 14 kanë gjetur vdekjen ndërsa pjesa tjetër janë plagosur. Me të marrë njoftimin në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë lokale dhe të polici ve të rretheve më të afërta. Nga Tirana janë nisur tre helikopterë të Ministrisë së Rendit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Në vendngjarje ka shkuar ministri i rendit dhe ministri i mbrojtjes. Forcat e policisë, ushtrisë dhe ato të mbrojtjes civile, janë duke punuar për të nxjerrë personat nga humnera. Ndërkohë janë marrë të gjitha masat për të transportuar të plagosurit për në Tiranë. Ministri i Rendit Publik ka kontaktuar me drejtuesit e KFOR-it dhe UMNIK-ut, duke u kërkuar që në rast nevoje të ndihmojnë me helikopterë për të bërë të mundur transportimin sa më të shpejtë të plagosurve për në Tiranë. Kushtet e motit nuk janë fort të mira në zonë dhe sipas njoftimeve më të fundit helikopterët kanë pasur vështirësi për t’u ulur në zonë, pasi ka shuam mjeku.”/tvklan.al