Gjergji Sauli që nga sot njihet zyrtarisht si kryetari i Gjykatës Kushtetuese i dekretuar nga presidenti i republikës Alfred Moisiu.
Gjergji Sauli: “Unë ju siguroj vendosmërinë time se do bëj të gjitha përpjekjet dhe se do të vë në dispozicion të gjitha mundësitë dhe aftësitë e mia në shërbim të kësaj detyre.”
Kreu i shtetit vlerwsoi si herë të parë procesin e zgjedhjes dhe emërimit të Saulit jashtë ndikimeve politike. Detyra që duhet të ndjekë zëvendësi i Fehmi Avdiut është respektimi i kushtetutës, u shpreh presidenti Moisiu, një hallkë kryesore dhe për shoqërinë që pret nga kushtetuesit të bëhen shembull e për rrjedhojë të nxisin modelin e zbatimit të ligjit tek të gjithë faktorët e tjerë politikë e institucionalë në Shqipëri.
Alfred Moisiu: “Kam besim të plotë se nën drejtimin e zotit Sauli roli i Gjykatës Kushtetuese do të forcohet dhe ju do të jeni një shembull pozitiv në garantimin e ligjit për të gjitha institucionet e tjera në vend.”
Moisiu i siguroi anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mbështetjen e tij të plotë në punë, në përpjekjet për pavarsi dhe në gjykimin për t’i dhënë vendin e merituar ligjit e kushtetutës. /tvklan.al