Makina me hidrogjen bëhet realitet. Prototipi i parë ka shëtitur në rrugët e Las Vegas dhe kompania Hyperion bën të ditur se XP-1 ka nisur testet e para në terren.

Quhet pra XP-1 dhe fillimisht ishte vetëm një koncept, por tashmë do të nisë prodhimi në SHBA vitin e ardhshëm.

Prezantimi i idesë për këtë superveturë u bë nga kompania Hyperion verën e kaluar, ndërsa plani aktual është për prodhimin fillestar të 300 ekzemplarëve.

Kompania nuk bën të ditur fuqinë e automjetit të parë me hidrogjen, por disa prej karakteristikave.

Do të arrijë shpejtësi maximale 354 km/orë, do ketë një autonomi prej 1600 km dhe nga gjendja e ndaluar në vetëm 2.2 sekondë arrin shpejtësinë 100 km/orë. /tvklan.al