Ndrea Prendi, ish-Komandant i Gardës, shprehet se në demonstratën e 21 Janarit, kur u vranë 4 qytetarë, është qëlluar me armë zjarri nga ana e protestuesve.
Prendi ka treguar për herë të parë në emisionin “Opinion” se e ka parë vetë të qëllohej nga maja e Piramidës. Ai u shpreh se kjo gjë është thënë më parë në gjykatë, por i takon prokurorisë që ta vërtetojë.
Ndrea Prendi: Para se të fillonte hapja e zjarrit unë kam qenë brenda në kryeministri. Kam dëgjuar hapjen e zjarrit dhe kur kam dalë në shkallët e kryeministrisë kam parë një breshëri gurësh që vinin nga Piramida dhe hapjen e zjarrit nga maja e Piramidës nga demonstruesit.
Blendi Fevziu: Si hapjen e zjarrit?
Ndrea Prendi: Ka pasur një hapje zjarri nga maja e Piramidës nga demonstruesit.
Blendi Fevziu: Nga demonstruesit është qëlluar me armë? Hera e parë që po e dëgjoj këtë. Ju thoni që është shtënë me armë nga protestuesit…
Ndrea Prendi: Është thënë kjo dhe në gjykatë.
Blendi Fevziu: Është thënë dhe në gjykatë, po a është vërtetuar?
Ndrea Prendi: Vërtetimi i takon që ta bëjë prokuroria.
Blendi Fevziu: Ju e keni parë vetë?
Ndrea Prendi: Unë e kam parë vetë që është hapur zjarr nga maja e Piramidës.
Blendi Fevziu: Nga çfarë arme?
Ndrea Prendi: Atë nuk e di. Zjarri ka qenë, koha ka qenë afër muzgut…/tvklan.al