Partia Demokratike do të thërrasë të gjitha partitë opozitare aleate të saj për të shqyrtuar ftesën e Partisë Socialiste për mbledhjen e tryezës. Demokratët kanë kërkuar sot përcaktimin e qartë të kushteve të tryezës e më pas Partia Demokratike është e gatshme të marrë pjesë në të. Ne kemi qenë dhe jemi të hapur për dialog, ndaj kërkuam që të paraqitemi sëbashku me aleatët në tryezën e thirrur nga PS, deklaruan sot krerët demokratë.

Ndërkohë selia blu nuk ka kthyer ende një përgjigje zyrtare për tryezën, gjë e cila do të dalë nga mbledhja që është përcaktuar nga partitë e Bashkimit për Demokraci si dhe Partinë Republikane dhe të Ballit Kombëtar. Deri tani nuk është vendosur ende se ku do të zhvillohet ky takim, ndërsa PD do të diskutojë për tryezën ditën e martë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego