Portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit në kampionat, ku katalanasit fituan 5-1 ndaj Villarreal.
32-vjeçari u largua nga fusha e lojës me barelë, për shkak të dhimbjeve të mëdha në pjesën e gjurit të djathtë. Analizat mjekësore, kanë zbuluar një këputje në tendinën e gjurit të majtë, sipas njoftimit të klubit.
Barcelona bën të ditur se Ter Stegen do i nënshtrohet një operacioni dhe më pas do të konfirmohet periudha e rikuperimit.
Sipas asaj që raportojnë mediat pranë katalanasve, sezoni është mbyllur për portierin gjerman, që do të jetë jashtë deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm.
Në vendin e Ter Stegen, pritet të luajë portieri i dytë i Barcelonës, Inaki Pena. /tvklan.al