Real Madrid u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur 2-0 skuadrën e Villarreal, por rezultati në fund kaloi në plan të dytë.

Një dëmtim i pësuar nga Dani Carvajal, ka sjellë panik te madrilenët. Në minutën e 93-të, mbrojtësi i djathtë, pas një dyluftimi me kundërshtarin, ra në tokë dhe shpërtheu në britma të mëdha.

Bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë, me spanjollin që u largua me barelë. Real Madrid ka konfirmuar sot se Carvajal, ka pësuar një këputje e ligamentit të kryqëzuar të përparmë, një këputje e ligamentit kolateral të jashtëm dhe një këputje të tendinit.

Lojtari do i nënshtrohet një operacioni në ditët e ardhshme dhe sezoni për të është mbyllur, pasi parashikohet të jetë jashtë për 8 deri në 10 muaj.

Dëmtimet janë kthyer në një “makth” për Real Madrid këtë sezon, me spanjollët që kanë humbur disa nga titullarët e tyre, si Camavinga, Courtois, Alaba, Mbappe më herët dhe tani Carvajal. /tvklan.al