Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj është shprehur se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar një projektvendim për “ekonominë blu”.

Denaj thotë se është bërë i mundur financimi me gati 25 milionë Euro bashkë me qeverinë italiane që do të zhvillojë më shumë peshkimin në vendin tonë.

Anila Denaj: Këshilli i Ministrave sot miratoi dhe një projektvendim me atë që lidhet, që është dhe “ekonomia blu”. Jemi në një proces prej disa kohësh, bashkë me qeverinë italiane për të mundësuar një financim gati me 25 milionë Euro, në mënyrë që infrastruktura që do të mundësojë një zhvillim më të madh të zhvillimit të peshkimit në raport me tregtimin artizanal, por edhe të markateve, të cilat sot në Shqipëri të marrin një zgjerim më të shtuar, në jo vetëm atë që kemi sot aktuale në Vlorë, por edhe në shumë qytete e kanë të lidhur jetën dhe ekonominë e tyre me “ekonominë blu”.

/tvklan.al