Pas ditësh kërkime është gjetur i pajetë trupi i 63-vjeçarit me iniciale E.K., në vendin e quajtur “Bunac” në fshatin Kafaraj të Fierit. Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, të kryera gjatë këtyre ditëve, në territorin e fshatit Kashishtë, në zonën përreth dhe në ujërat e lumit Vjosa, nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit E. K., në vendin e quajtur “Bunac”, në fshatin Kafaraj”, njofton policia.

Viktima kishte dalë më 16 Janar të këtij viti për peshkim në lumin Vjosë me shokun e tij dhe më pas ka humbur kontaktet. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit./tvklan.al