Ministrja e bujqësisë Anila Denaj e thirrur në interpelancë nga deputeti i opozitës Agron Shehaj për bllokimin e fondeve IPARD 2, tha se është drejt përfundimit auditimi i jashtëm dhe se nuk është e vërtet se bëhet fjalë për 33 milionë euro.
Anila Denaj, ministre e Bujqësisë: Ekstrakti i raportit nga zyra e digjiagrit dorëzuar qeverisë shqiptare evidenton raste parregullsive në një vlerë totale shumëfish më të vogël se kjo shumë. Autoritet shqiptare ndërkohë janë në fazën finale të angazhimit të një auditivi të jashtëm dhe vetëm në përfundim të këtij auditi dhe gjenerimit të këtij raporti nga ky audit i jashtëm ne do të flasim për shifrat. Tani ço gjë është e parakohshme dhe politike.
Nga foltorja e parlamentit ministrja Denaj tha se program i IPARD ka sjell një zhvillim të bujqësisë shqiptare nëpërmjet 540 investimeve duke përmendur disa nga fushat që janë investuar.
Anila Denaj, ministre e Bujqësisë: Janë 73 investime në sera të vendosura në zonat ku ndodh bujqësia intensive Divjakë, në Lushnje, Fier dhe në Berat. Janë realizuar 137 investime në mekanik bujqësor, janë 72 pika grumbullimi të cilat kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga skema e IPARD dhe kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e produktit për eksport.
Gjatë fjalës së saj ajo tha strukturat po fuqizohen për të shmangur çdo abuzim, dhe se IPARD 3 ende nuk është hapur.
Anila Denaj, ministre e Bujqësisë: Kemi marrë veprime të shpejta korrigjuese për projekte të cilat janë pjesë e raportit OLAF për rikuperimin e fondeve. Është miratuar struktura e re organizative për agjencinë, për AZHBR-në që përforcon mekanizmat kontrollues, parandalues dhe rregullues për çdo parregullsi.
Kuvendi më herët u përfshi në debate të ashpra lidhur me fondet e bllokuara të IPARD për bujqësinë, opozita kërkoi me këmbëngulje mocion me debat, por kërkesa e tyre u rrëzua nga mazhoranca. Duke bërë që shumica e tyre të largoheshin nga salla gjatë fjalës së ministres Denaj.
Klan News