Lajme Arkiva 2003

Sejfulla Myftari i njohur ndryshe si Cekja i Beratit do të duhet të qëndrojë në arrest shtëpie, këtë masë dha sot Gjykata e Faktit në Berat.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtar Kositka Çobanaqi pasi ka dëgjuar palët, prokurorët Tasim Kuçi dhe avokatin mbrojtës për Ceken, vendosi masën e arrestit në shtëpi me akuzën shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të parashikuar nga neni ’90 i kodit penal.

Vetë Cekja është paraqitur me paterica në qytetin e Beratit. Patericat nuk i kishte nga shkaku i aksidentit të fundit që bëri në Poshnje me datë 18, por nga një aksident i para disa kohëve që bëri po me makinë në Korçë, pas të cilit u shtrua edhe në spital.

Një ditë më parë të afërmit e viktimës 55-vjeçarit Minella Kumaraku janë shprehur se drejtësia duhet të bëjë punën e saj ndaj shkaktarit që solli vdekjen e të afërmit të tyre, pavarësisht se cili është ai./tvklan.al