Milani po përballet me vështirësi të mëdha. Kuqezinjtë ndodhen në krizë rezultatesh dhe situata është përkeqësuar më shumë, pas dy humbjeve me Bologna-n dhe Torino-n.
Tifozët kanë shpërthyer në protesta ndaj drejtuesve, ndërsa ultrasit kanë bërë të ditur se në takimin e sotëm ndaj Lazios do të futen 15 minuta me vonesë.
Takimi ndaj kryeqytetasve do të jetë vendimtar edhe për trajnerin Sergio Conceicao. Tekniku portugez luan të ardhmen e tij, pasi një tjetër humbje mund të sillte shkarkimin, për të cilin po përflitet shumë në javët e fundit.
Conceicao sfidon të kaluarën, pasi ka qenë pjesë e Lazios për tre sezone si futbollist. Ndeshja Milan-Lazio, do të luhet mbrëmjen e kësaj të Diele, duke nisur nga ora 20:45. /tvklan.al