Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka vendosur të nisë hetim disiplinor për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Elbasan, Pajtime Fetahu.
Inspektoriati dyshon se në bazë të provave video dhe audio që ka marrë, pas denoncimit në emisionin investigativ “STOP” në Televizionin Klan, gjyqtarja Fetahu dyshohet se ka shkelur detyrën duke zgjidhur në mënyrë të parregullt një çështje.
Po ashtu në bazë të bisedave që ka bërë me palën e ndërgjyqëse, KLD dyshon për shkelje të etikës profesionale, pasi në biseda ajo pranon se ka zhvilluar takime me palë në proçesin që duhet të jepte vendim.
Në datën 31 Janar, emisioni “STOP” denoncoi rastin e një qytetari i cili duhet të paguante 2000 euro për të marrë minimumin e viteve të dënimit.
Tv Klan