Mbrëmjen e sotme në “Kurthin e Piter Pan” e ftuara e parë ishte Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Spiropali pak javë më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, djalin që e ka quajtur Kren.
Ndërsa ministrja ishte në studio, produksioni ka sjellë në skenë çantën e saj në të cilën mbanë gjërat e nevojshme të djalit kur lëviz në takime apo angazhime jashtë shtëpisë.
Deoni, për t’i treguar publikut se çfarë kishte brenda në çantën e Elisës, e ka hapur atë, duke komentuar të gjithë produktet në të.
Në fund Deoni i vendosi edhe një notë si mama…
“Epo meqë ajo është në politikë dhe rri paksa më nerva, po i vë një 9-të”. /tvklan.al