Sulmuesi holandez, Memphis Depay, do të vazhdojë karrierën në Brazil. Sulmuesi u prezantua te skuadra e Corinthias.

Lojtari kishte mbetur pa kontratë, pas largimit nga Atletico Madrid. Depay ka firmosur kontratë 2.5 vjeçare me klubin brazilian.

Pas karrierës në Europë, sulmuesi 30-vjeçar ka vendosur të nisë një aventurë të re, këtë herë në Brazil.

Për Corinthias, Depay shihet si një afrim shumë i rëndësishëm, për shkak të karrierës së pasur, pasi ka luajtur me klube si Barcelona, Lyon, Manchester United dhe PSV. /tvklan.al