Hoxha i Marinës ja ktheu shpinën Xhematit por jo me dëshirën e tij. Autoritetet kosovare detyruan atë të ndërmarrë një hap të tillë.

Pasditen e të mërkurës Xhemal Duka u dëbua nga Kosova për në Shqipëri. Për t’u siguruar mirë këtë detyrë e kryen policë të njësitit special. Hoxha jep arsyen përse ka ndodhur kjo.

Xhemal  Duka: “Kjo xhamia ime dhe ky hoxhë i sfidoi shumë hoxhallarë dhe shumë xhamia atje edhe puna e xhelozisë, ato thanë hoxhë më mirë me u largu për Shqipëri edhe largim”.

Policia shqiptare dhe agjentë të sigurimit të shtetit në intervista të ndara e morën në pyetje Dukën me t’u dorëzuar nga pala kosovare.

Këta të fundit janë ndaluar në hyrjen e ish imamit të Xhamisë së Marinës për tre vite, mirëpo Hoxha pohon se do të kthehet për çdo muaj në Kosovë për t’i shpërndarë ndihmat.

Xhemal Duka: “Tani me një fjalë duhet ta kem të kufizuar, vetëm një herë në muaj do të shkoj në Kosovë me nda pensionet për nënat jetime atje”.

Duka nuk hatëruar me policët që e depërtuar, ai madje i lavdëroi për sjelljet.

Xhemal Duka: “Policia jam habitur edhe unë shumë bukur shumë mirë zoti i shpërbleftë ata policat, shumë njerëz të mirë, ju ka ardhur keq biles më ka kërkuar hallallin njëqind  herë, ma bën hallall hoxhë, po”.

Xhemal Duka pati ndërtuar xhami në Marinë 10 vjet më parë dhe ka ndihmuar këtë fshat, mirëpo ai është akuzuar për abuzim me gra dhe fëmijët jetim të fshatit nga një pjesë e shoqërisë civile në Skenderaj.

Së fundmi me vendim të plotfuqishëm të gjykatës, Duka është shpallur fajtor për shkelje të legjislacionit në drejtim të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Kosovës./tvklan.al