Lirimi i Sali Berishës është pritur me entuziazëm nga mbështetës dhe deputetët e Partisë Demokratike.
Sekretari i Përgjthshëm Flamur Noka përdori metafora dhe krahasime duke theksuar se liria ka gjithmonë një çmim.
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi e cilësoi një fitore politike të Sali Berishës.
Gazment Bardhi:Çdo ditë vonese do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.
Deputeti Edi Paloka shpjegoi arsyet që ndikuan në lirimin e Sali Berishës, mes tyre edhe ardhja e republikanit Trump në pushtet.
Deputeti Agron Gjekmarkaj tha se Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri. Në rrjetin social Facebook ai shkruajti se “Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”
Nga burgu reagoi edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.Pasi përshëndeti Berishën ai uroi që të gjithë shqiptarët që duan dhe meritojnë një shtet të së drejtës.
Klan News