Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Gazetarja: Për çështjen Lesi si e komentoni dhe si do ta votoni heqjen e imunitetit të tij?

Marko Bello: “Po nuk ka ardhur në parlament, as në grup nuk është diskutuar dhe mesa di unë ka shkuar në komisionin e mandateve dhe presim ça do thotë komisioni i mandateve.”

Fatmir Xhafaj: “Çështjen Lesi, unë thashë se do thoshit për ligjin për masat kundër krimit të organizuar, ajo është ngjarje, këto të tjerat s’janë ngjarje.”

Nazmi Bilani: “Po të isha në vend të zotit Lesi, nuk do ta vija parlamentin në këtë dilemë për të votuar pro ose jo, do hiqja dorë vetë për të përballur me gjykatën dhe për të vërtetuar atje të gjitha akuzat që ka bërë në gazetë. Nëse zoti Lesi mendon që nuk qëndrojnë akuzat e tij dhe trembet nga kjo, le ta deklarojë në parlament, unë nuk do ta lë të shkojë deri në gjykatë.”

Ilir Zela: “Po sikur s’ka ardhur koha për të votuar për atë”.

Petro Koçi: “Do flas në parlament.”/tvklan.al