Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, foli në konferencë për shtyp, në prag të derbit me Dinamon.
Dy ekipet luftojmë për kreun e renditjes dhe pritet një përballje shumë e luftuar. Veselinovic vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por theksoi se mendojnë për veten.
Ai refuzoi të flasë për merkaton, pasi tha se ka të tjerë që merren me atë sektor.
“Nga dita e parë punoj me një grup djemsh të mrekullueshëm. Patjetër që mund të ndikoj në gjendjen e tyre një rezultat i mirë, por pavarësisht rezultateve ata punojnë në mënyrë të shkëlqyer çdo ditë. Nuk është se kemi seleksionim të gjerë lojtarësh, kemi në gjirin tonë edhe lojtarë të rinj, por të gjithë së bashku punojnë në mënyrë të përkryer.
Në dy ndeshjet që kemi luajtur ku kemi barazuar një dhe fituar një tjetër ato tani i përkasin historisë, të shkuarës. Nesër si ne dhe Dinamo vijmë me ndryshime në përbërje. Çdo ndeshje e re është një histori e re. Ajo që është e vërtetë është që duhet të kemi respekt për historinë dhe kulturën e Dinamos. Njëkohësisht gëzoj të njëjtin respekt edhe për ekipin aktual të Dinamos. Gjithmonë e them unë tregoj një lloj kulture ndaj çdo kundërshtari dhe Dinamo specifikisht në këtë rast meriton respekt. Nga ana tjetër ne nuk kemi rrugëdalje tjetër përveç se të mendojmë për veten tonë.
E kam thënë shumë herë që përgjegjësia ime kryesore është të merrem me metodikën, procesin stërvitor dhe të përcaktoj formacionin më të mirë në raport me atë që kemi. Përsa i përket ardhjes apo ikjes së lojtarëve nuk jam personi që duhet t’i drejtoheni, janë persona të tjerë të cilët mund ti adresoheni. Në mbyllje përgjegjësia ime është ndaj djemve që janë aktualisht. Të jem maksimalisht i motivuar dhe t’i përkrah ata maksimalisht”, tha Veselinovic.
Ndeshja Partizani-Dinamo, do të luhet të Shtunën, duke nisur nga ora 16:45. /tvklan.al