Marcus Thuram nuk do të luajë në finalen e Superkupës së Italisë, ku Interi do të përballet me Milanin.

Sulmuesi francez shfaqi probleme muskulore në gjysmëfinalen ndaj Atalantës, ndërsa sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, mungesa e tij ndaj rivalëve të qytetit duket e sigurt.

Favoriti për të marrë vendin e Thuram është Taremi, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të aktivizohet Correa.

Thuram do të jetë mungesë e rëndësishme për Interin, pasi këtë sezon ka qenë një nga më të spikaturit te skuadra e Inzaghi-t. /tvklan.al