9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Kadastrës janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Shkodrës, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime të paligjshme në zonën e Shirokës.
Ka qenë një qytetare, e cila ka vënë në lëvizje prokurorinë e këtij qyteti pasi ka konstatuar se prona e saj po cënohej nga ndërtimi i paligjshëm i një objekti dykatësh.
Kallëzim ky që më pas ka zbuluar zyrtarët e IMT-së ndonëse kanë qenë në dijeni të këtij fakti nuk kanë vepruar, ndërsa punonjësit e Kadastrës kanë legalizuar këtë objekt.
Ky rast ka shërbyer që për të zbuluar dhe 9 raste të tjera të legalizimit të paligjshëm të objekteve informale po në zonën e Shirokës, Shkodër.
Tv Klan