Trajneri Didier Deschamps njoftoi se do të largohet nga drejtimi i Kombëtares së Francës, pas Botërorit të vitit 2026.
Menjëherë pas konfirmimit, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat që mund të ulen në kombëtaren e “Gjelave”.
Sipas raportimeve nga Franca, favoriti absolut për të marrë drejtimin e kombëtares është Zinedine Zidane. Pas largimit nga Real Madrid, 52-vjeçari është pa një skuadër dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën e tij të për të marrë drejtimin e Francës.

Duket se kjo dëshirë e Zidane do të realizohet në vitin 2026, pas Botërorit. Në listë për stolin e kombëtares së madhe është edhe ish-sulmuesi Thierry Henry, i cili ka lënë shije të mirë në Federatë, pasi drejtoi Francën në Olimpiadë. /tvklan.al