Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Çështja e 14 Shtatorit nisur dy vjet më parë në Gjykatën e Tiranës, ka thirrur sot grupin e parë të të ndaluarve për këtë ngjarje. Nga 9 të pandehur të cilët ndiqen në gjendje të lirë, sot janë paraqitur 5. Në këtë seancë janë paraqitur dhe dëshmitarët e kërkuar nga avokatët mbrojtës. Dy përfaqësues të mediave elektronike, Aleksandër Frangaj dhe Reiz Çiço, si dhe këshilltari ekonomik i kryeministrit në atë kohë Gramoz Pashko.
E ndërsa Pashko është pyetur nga avokatët dhe prokurori Naço për informacion mbi datat 13 dhe 14 Shtator, dy përfaqësuesit e medias, drejtori i përgjithshëm i TV Klan Aleksandër Frangaj dhe gazetari Çiço, janë pyetur mbi provat filmike, që disponon prokuroria. Kështu është mbyllur kjo seancë e radhës, ku pas përfundimit të të gjitha dëshmive pritet konkludimi i trupit gjykues mbi çështjen e 14 Shtatorit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti