I zgjedhur ne krye socialisteve me 297 vota te kongresit te Tetorit te vitit 2005, Edi Rama beri dy premtime ne fjalën e tij te pare pas fitores ndaj Rexhep Mejdanit.
I pari ishte ai i dyfishimit te radhëve te anëtarësisë nga 60 ne 120 mije. Dhe i dyti, me i rëndësishmi, ai për te sjelle Partine Socialiste ne pushtet ne zgjedhjet e 2009-ës.
Por sot, pas katër vjetësh, këto premtime kane shënuar edhe dy dështimet me te mëdha te Ramës.
Anëtarësia socialiste numëron 80 mije tesera te shpërndara, ndërsa socialistet e shohin serish veten ne opozite, edhe për katër vjet te tjera.
I bindur për rikthimin e te majtës ne pushtet, Edi Rama ndryshoi dy vjet pas zgjedhjes si kryetar edhe statutin e partisë.
Sot është pikërisht ky statut qe e ka zhveshur atë nga atributet e kryetarit, pasi humbja e zgjedhjeve te përgjithshme shoqërohet me ndërprerjen e parakohshme te mandatit te tij.
Me humbjen e këtyre atributeve kundër Ramës kane dale edhe bashkëpunëtoret e tij me te afërt.
Eksponentë te Partisë Socialiste bëjnë me dije se Gramoz Ruçi ka kundërshtuar mbledhjen e asamblesë kombëtare te thirrur me urgjence nga Rama.
Shkak është bere qëndrimi i Ruçit për respektimin e statutit. Se pari, Rama nuk është me kryetar legjitim ne parti dhe se dyti, si i tille nuk ka me te drejte te thërrasë asamblenë.
Pas kryetarit, asambleja mund te mblidhet vetëm me kërkese te një te tretës se anëtarësisë së saj ose me vendim te kryesisë.
Por mesa duket, pas dështimit ne premtimet qe u beri socialisteve kur ata e zgjodhën si drejtues, Rama nuk ka ndërmend ta respektoje as statutin.
Një nga variantet me te mundshme te diskutimeve ne asamble është ai i hartimit te një rezolute për te mos njohur zgjedhjet.
Eksponentë te selisë roze thane një dite me pare për TV Klan se kjo rezolute nuk ka për qellim vetëm shpëtimin e mandatit te kryetarit, pavarësisht kostos për socialistet apo grupin parlamentar qe do te mbetet jashtë parlamentit, pasi, sipas tyre, Partia Socialiste nuk ka asnjë prove për t’i quajtur zgjedhjet e parregullta.
Zëra brenda Partisë Socialiste flasin për një debat te ashpër ne asamblenë e te martës, pasi kundërshtaret e Ramës pritet te paraqesin një promemorie për ta kundërshtuar rezolutën për te mos njohur zgjedhjet./tvklan.al