Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Gramoz Ruçi

PS feston 33-vjetorin e themelimit

Partia Socialiste e Shqipërisë festoi në seli 33-vjetorin e themelimit të saj, e cila që prej vitit 2005 drejtohet nga Edi Rama. Figura të shquara, ish-deputetët apo edhe funksionarë të lartë, ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet. Gjatë eventit kryeministri Edi Rama nuk mbajti një fjalim, teksa të pranishmit i përshëndeti sekretari i partisë Blendi Klosi....

Qershor 12, 2024

Debat maratone në kuvend për ligjin e hetimit të zgjedhjeve-(18 Mars 2010)

Mazhoranca dhe opozita kanë përplasur në sallën e Kuvendit qëndrimet e tyre pro dhe kundër projektligjit të propozuar nga socialistët për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Argumentet juridike ishin ato që i mbajtën palët sërish në pozicione të kundërta. Për socialistët, hetimi i pakushtëzuar i zgjedhjeve u parashtrua si kusht i panegociueshëm, ndërsa demokratët...

Mars 18, 2010

Ministria e Brendshme kallëzim penal ndaj PS për falsifikimin e letërnjoftimeve-(16 Mars 2010)

Gramoz Ruçi: “Shikoni këtu kemi dy karta identiteti fallco. Shikoni këtë zotërinë tjetër më tre.” Vetëm pak ditë përpara deklaratës së Gramoz Ruçit në sallën e parlamentit,  Ministria e Brendshme depoziton në prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal me objekt, ‘kallëzim për veprën penale të falsifikimit të letër njoftimeve dhe të përhapjes së informatave të...

Mars 16, 2010

Ferdinand Poni i përgjigjet akuzës së Ruçit për falsifikim letërnjoftimesh-(10 Mars 2010)

Gramoz Ruçi: “Këtu keni dy karta identiteti fallco. Një zonjë nga Tropoja.” Disa ditë pasi përfaqësuesit e opozitës deklaruan në parlament se një nga format e manipulimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit ishte edhe ajo nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetit, Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Ferdinand Poni, shpjegon arsyet e pamundësisë së fabrikimit të...

Mars 10, 2010

PS vendos të hyjë në kuvend për rezolutën e liberalizimit të vizave-(10 Mars 2010)

Partia Socialiste vendosi të hyjë nesër në parlament për të votuar rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike mbi liberalizimin e vizave. Vendimi është marrë nga grupi parlamentar socialist, një nga vendimet e para pro hyrjes në parlament, që merret pa shumë mëdyshje dhe në mungesë të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që ndodhet në...

Mars 10, 2010

Parlamenti voton nismën e PS-së për funksionimin e komisioneve hetimore-(4 Mars 2010)

Me 125 vota pro, Parlamenti vendosi që 8 marsi të jetë data kur deputetët e mazhorancës dhe opozitës, do të marrin në shqyrtim nismën e depozituar nga selia rozë për një ndryshim në ligjin për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore. Në mënyrë unanime u vendos që shqyrtimi i amendimeve të bëra nga deputetët e...

Mars 4, 2010

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, 2 nismat ligjore të Partisë Socialiste – (2 Mars 2010)

Seanca parlamentare e datës 18 Mars do të shqyrtojë kërkesat e Partisë Socialiste që lidhen me ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e Qershorit 2009, si dhe e dyta propozon ndryshimin në ligjin për Komisionet  Hetimore Parlamentare. Tek kjo e fundit Partia Socialiste ka inkorporuar dhe kërkesën e saj për hapjen e kutive të votimit....

Mars 2, 2010

Gramoz Ruçi rikthehet në drejtimin e Grupit Parlamentar Socialist – (2 Mars 2010)

Pas 5 vjetësh Gramoz Ruçi rikthehet në drejtimin e Grupit Parlamentar Socialist. Deputetët rozë me votim të fshehtë vetëm pak orë përpara mbajtjes së Konferencës së Kryetarëve të thirrur nga Kryeparlamentarja Topalli, kanë votuar në  mënyrë unanime kryetarin e Asamblesë Kombëtare si kryetar të Grupit Kuvendor. Të pranishëm në votim kanë qenë 55 deputetë, pa...

Mars 2, 2010

Kërkesa e PS, Topalli fton përfaqësuesit e grupit të PS në Konferencën e Kryetarëve – (1 Mars 2010)

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, fton Kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, të sjellë përfaqësuesit e grupit kuvendor socialist në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila është parashikuar të mblidhet ditën e martë në orën 13. Në letrën drejtuar kreut të selisë rozë, kryeparlamentarja i referohet nenit 7 të ligjit 8891 mbi organizimin dhe...

Mars 1, 2010

Berisha zbardh negociatat me PS: Rama refuzoi propozimet e ndërkombëtarëve – (1 Mars 2010)

Kryetari i qeverisë Sali Berisha garantoi opozitën për shqyrtim me seriozitet të dy propozimeve ligjore të Partisë Socialiste të depozituar në Kuvend një ditë nga thyerja e bojkotit. Sali Berisha: “Këto nisma do të trajtohen me seriozitetin më të madh, me angazhimin më të madh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Dhe mesa...

Mars 1, 2010