Ajo është një ndër këngëtaret më energjike të skenës së muzikës tonë dhe po ashtu më e dashura për publikun. Ka një adrenalinë të jashtëzakonshme që arrin ta përçojë edhe tek publiku. Bëhet fjalë për Aurela Gaçen, e cila këtë pasdite ishte e ftuar në programin “Rudina”, në TV Klan.
Këngëtarja më 21 Shkurt 2020 ka publikuar këngën dhe klipin e saj më të ri me titull “Veten dua gjallë”. Kënga përcjell një mesazh të fuqishëm dhe Aurela shprehet se çdo grua nuk duhet të heshtë përballë dhunës psikologjike apo fizike, por duhet ta dojë veten e saj dhe ta vlerësojë atë.
Ky këngë është pjesë e albumit të ri nga Gaçe, për të cilin ajo është ende duke punuar.
Aurela Gaçe: Unë tani po përgatis albumin tim të fundit dhe kënga “Më Mbaj” ishte le të themi paraprirja e albumit. Unë dua të befasoj veten time në radhë të parë, pastaj ata që më dëgjojnë dhe kështu që edhe në album po mundohem shumë që mos kem diçka njësoj.
Më tej, Aurela tregon se për albumin e ri është duke punuar me këngëtaren Rozana Radin sepse ajo e njeh shumë mirë.
Aurela Gaçe: Pasi e vendosëm që kjo do ishte melodia fikse u lidhëm me Rozanën. Për këtë album jam duke bashkëpunuar shumë me Rozanën, sepse më njeh dhe e kam shumë të rëndësishme që ai që punon me mua të më njohë pak, nuk kam nevojë t’ia shpjegoj veten, nuk kam nevojë t’i tregoj se çfarë pëlqej dhe nuk lodhem shumë me të. Mund të zgjasë dhe dy orë e gjitha dhe mbaron./tvklan.al