Vetëm një javë larg dasmës së saj, Paris Hilton duket se po merr vendime të pasigurta. Së fundmi, ajo ndryshoi vendin e dasmës në minutën e fundit, por jo vetëm kaq.
Një burim për Page Six tha se nusja e ardhshme nuk e ka ndarë mendjen për fustanin dhe është ende duke menduar nëse do të veshë një fustan Valentino apo Oscar de La Renta. Ajo u pa këtë javë duke u ndalur në dyqanin Valentino në Nju Jork me motrën e saj Nicki Hilton, por një burim thotë se Oscar është gjithashtu në garë.
Për fat të mirë, disa gjëra janë vendosur. Shoqërueset e nuses, të cilat thuhet se janë të gjitha anëtare të familjes, do të veshin fustane rozë të personalizuara nga Alice dhe Olivia, e preferuara e Paris dhe motrës së saj Nicki.
Dasma do të zgjasë tri netë dhe do të zhvillohet në pronën e gjyshit të saj të ndjerë, Barron, në Bel-Air Paris Hilton dhe sipërmarrësi Carter Reum u fejuan në shkurt pas 1 viti lidhje dhe dasma pritet të jetë një ndër më luksozet.
Klan News