Nxehet më shumë fushata elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një reklamë të shfaqur në televizionet amerikane shtabi i kandidatit republikan, John McCain, ka përdorur jo pa qëllim dy ikona të mediave rozë, Britney Spears, dhe Paris Hilton duke dhënë mesazhin se në karrierat e senatorit afro-amerikan, Barack Obama, dhe dy vajzave të këqija të Amerikës ka shumë pika të përbashkëta.
Barack Obama është bërë i famshëm kohët e fundit dhe jo vetëm për faktin se nëse fiton në zgjedhjet e Nëntorit do të jetë presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara.
Të shumtë janë ata që mendojnë se ka ardhur koha për ndryshim dhe këtë mesa duket e shohin pikërisht tek kjo kandidaturë pikante.
Nga ana tjetër Zëri i Amerikës thotë se si Hilton ashtu edhe Spears kanë nisur karrierën si këngëtare, por tani janë të famshme sepse u bënë të famshme.
Reklama ngacmuese e ekipit të McCain shoqërohet me pyetjen për Obamën. Ai është njeriu më i famshëm në botë, por a është gati të udhëheqë?
Dueli verbal ka vazhduar pasi në kundërpërgjigje të këtij spoti Obama thotë se veterani i luftës ka një emër qesharak dhe një fytyrë që nuk i ngjan aspak atyre të presidentëve të tjerë, imazhet e të cilëve i gjen në kartëmonedhat pesë dollarëshe.
Obama nuk është i shqetësuar për krahasimin me Paris Hilton dhe Britney Spears dhe i tha hapur rivalit të tij, kaq di të bësh?/tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle