Paris Hilton është pa dyshim dhurata e Krishtlindjeve këtë vit. Në rrjetet sociale ajo ka postuar një fotogaleri ku duket provokuese më shumë e kurrë.
“Gjithçka e përfunduar dhe gati për të kaluar këtë sezon festash”, ka shkruar Hilton.
E veshur vetëm me një fjongo të kuqe, 43-vjeçarja ka çmendur rrjetin, ku komentet nga fansat e saj nuk kishin se si të mungonin.
Ajo postoi gjithashtu një video të shoqëruar me këngën “Santa Tell Me” të Ariana Grande, duke tundur hijet e saj në mënyrë provokuese./tvklan.al