Ditën e sotme këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka festuar 25-vjetorin e saj. Ajo ka oganizuar një festë gjigande dje në darkë për të pritur orën 00:00. Nga pamjet e publikuara në Instagramin e saj shihen edhe personazhe të njohur publikë si Ermal Mamaqi, Ami, Irgen Cela dhe të tjerë, miq që Enca i konsideron mjaft të afërt.
Nga fotot dhe videot e publikuara shihet se të gjithë janë veshur me pizhama ngjyra ngjyra dhe festa e saj ngjason me “pajama party”.
Ajo që ra më shumë në sy ishte një tabelë gjigande ku shkruhej “Dhipi ma i fortë i bon 25″. /tvklan.al










