Trajneri i Partizanit të Beogradit, Aleksandr Stanojeviç, ka dhënë dorëheqjen pas derbit të humbur ndaj Crvena Zvezda me rezultatin 4-0.
Në fakt vendimi për largim, nuk ka ardhur për shkak të humbjes, por për shkak të asaj që ndodhi pas takimit.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Stanojeviç dhe stafi i tij u goditën nga tribuna, me sende të forta. Asgjë nuk përfundoi këtu, pasi ultrasit e Partizanit të Beogradit, arritën të futen deri në dhomat e zhveshjes.
Ata thyen xhamat me gur dhe si pasojë e kësaj, trajneri Stanojeviç, pësoi disa çarje në kokë dhe në qafë, duke u gjakosur.
Një ditë pas ngjarjeve të ndodhura në Beograd, trajneri ka dhënë dorëheqjen, duke u larguar nga drejtimi i Partizanit të Beogradit. /tvklan.al