Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të përballjes me Crvena Zvezda në Ligën e Kampioneve.
Fonseca e cilësoi si një ndeshje shumë të rëndësishme, ndërsa theksoi se skuadra e tij synon me çdo kusht fitoren.
Tekniku kuqezi, ndër të tjera tha se Milani është përmirësuar në mbrojtje, ndërsa shtoi se ka besim që ekipi do të jetë në pozita të tjera në fund të kampionatit.
“Është një ndehsje shumë e rëndësishme. Ne duam të fitojmë dhe të marrim 3 pikët. Përballë është një kundërshtar që fitoi 5-1 ndaj Stuttgart. Kohët e fundit jemi përmirësuar në mbrojtje. Mund të ndryshojmë diçka në prapavijë për këtë ndeshje, por jo dy qendërmbrojtësit.
Loftus-Cheek do të luajë në vendin e Pulisic. Jam i bindur se do të bëjë mirë në atë rol. Nuk dua të flas për arbitrat dhe kampionatin. Sot dua të flas vetëm për Champions League.
Ndjej besimin e klubit ndaj meje. Po punojmë mirë dhe besoj se mund të përmirësohemi. Besoj se në fund të kampionatit do të jemi në pozita të tjera. Synimi është të fitojmë ndeshjen e radhës. Ndoshta duke fituar të gjitha ndeshjet, mund të renditemi në tetë të parat”, deklaroi Fonseca.
Ndeshja Milan-Crvena Zvezda do të luhet të Mërkurën, duke nisur nga ora 21:00. /tvklan.al