Polici i Kapshticës Albert Pashai i arrestuar një ditë më parë do të përballet me akuzën e tentativës për vrasje, shpërdorimit të detyrës dhe prishje të qetësisë publike. Megjithatë ende mbetet mister se çfarë kërkonte polici në qytetin e Ersekës si dhe rrethanat e incidentit që ndodhi rreth orës 22:00 të së dielës në tregun e qytetit. Punonjësi i policisë përpara hetuesëve është shprehur se ka qenë aq shumë i dehur sa jo vetëm që nuk mban mend asgjë për incidentin, por edhe nuk di arsyen se si është gjendur në qytetin e Ersekës. Ai gjatë shpjegimit të tij është shprehur se mban mend vetëm se ka qenë duke pirë në një nga klubet e fshatit Kamenicë që është përgjatë rrugës nacionale Korçë-Kolonjë. Ndërkohë kanë qenë F. dhe G. V. at e bir, ata që për më tepër se një orë kanë shpjeguar incidentin e ndodhu me policin e Kapshticës.

“Në momentin që nxorra krahun nga makina, nga dera, nga xhami, qëlloi me pistoletë drejt, drejt trupit, personi dhe më pas më tërhoqi zvarrë d.m.th. hapi derën vetë, më tërhoqi zvarrë duke më mbajtur pistoletën në kokë dhe në pjesët e trupit. Më pas më tha shkarko mallin çfarë ke brenda. E shkarkova mallin, shkarkova 4-5 arka që kisha, doli babai na krahun tjetër, se kisha dhe babanë, në atë moment qëlloi në ajër.” /tvklan.al